Buzëqeshja e Kurtit në takimin me Vuçiqin, zëvendëskryeministrja tregon se çka nënkuptoi kryeministri me këtë - NACIONALE

Buzëqeshja e Kurtit në takimin me Vuçiqin, zëvendëskryeministrja tregon se çka nënkuptoi kryeministri me këtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti, Emilia Rexhepi ka folur rreth pamjeve nga takimi i kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq, ku ky i pari dukej shumë i buzëqeshur.

Rexhepi i ka thënë Klan Kosovës se kryeministri me këto pamje, ka treguar se nuk është kundër marrëveshjes.

“Me këto fotografi kryeministri u ka tregu krejtve që nuk është ai kundër marrëveshjeve, ne jemi shtet i hapur, i sinqertë. Në anën tjetër, Serbia duhet ta dijë me kë do të bëjnë marrëveshje.” – tha ajo.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, Kurti dukej i buzqëshur, ndërsa Vuçiq më i ngrysur.

Vlen të theksohet se diskutimet në Ohër po vazhdojnë ende dhe nuk dihet se kur mund të përfundojnë.

Lajme të ngjashme