Bush uron Trumpin: Lutemi për suksesin e liderëve tanë të rinj
Ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka uruar Donald Trumpin, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
CNN raporton se Bush ka dhënë deklaratën e parë, pas fitores së Trump.
“E uroj presidentin Trump në zgjedhjen e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ashtu edhe zëvendëspresidentin e zgjedhur, J.D. Vance dhe familjet e tyre.” – ka thënë ai.
Bush po ashtu ka falenderuar presidentin aktual, Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris për shërbimin e tyre.
“Laura dhe unë jemi mirënjohës për zyrtarët e zgjedhjeve, punonjësit e sondazheve dhe vullnetarët që mbikqyrën zgjedhje të lira dhe të drejta. U bashkohemi bashkëqytetarëve në lutjen për suksesin e liderëve tanë të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes.” – ka thënë tutje ai.
Ndërkohë, siç raportohet tutje, Bush ka qenë dukshëm i heshtur gjatë garës së vitit 2024, duke refuzuar që ta përkrah njërin nga kandidatët.