Burri i Albulena Haxhiut poshtë e më poshtë: Çirrje e shkumë nga goja po nxjerrin politikanët opozitarë
Bashkëshorti i U.D. Presidentes Albulena Haxhiu dhe njëherit anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, ka degraduar totalisht me fjalor, pikërisht në ditën kur shefi i tij Albin Kurti tha se i duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshje me partitë opozitare. Kurti foli për secilin gurë e guralec që duhet lëvizur për hapa pozitiv drejt marrëveshjes, ndërkohë Krasniqi ua ka përshkruar vdekjen politikanëve opponent.
Ai ka shkruar se ata po nxjerrin shkumë nga goja dhe se nuk mund t’ua përballoj zemra duke e ndërlidhur edhe me temperaturat e larta.
E plotë:
Çirrje dhe shkumë nga goja po nxjerrin politikanë opozitarë, media, civilistë e analistë.
Kujdes se temeraturat e larta e nuk ua mban dot as zemra e as mandatet.
E kuptojmë hallin e xhepave tuaj, por
harrone që mund ta merrni peng shtetin dhe demokracinë.