Burri i Albulena Haxhiut e kthen në "inkognito" veturën e KQZ-së, ia heq identifikimin zyrtar
Vetëm pak ditë pas pajisjes së anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor me vetura të reja, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u sigurua që përmes një veprimi bizar, vetura e tij të mos identifikohej me këtë institucion.
Në vend që targa zyrtare “5Z”, që tregon qartë se makina është pronë shtetërore – dhe, rrjedhimisht, e financuar nga taksat e qytetarëve – Krasniqi ka vendosur t’i zëvendësojë ato me targa të zakonshme civile, raportoi Periskopi.
Qëllimi i Krasniqit të VV-së duket të ketë qenë që automjeti i tij të mos kishte shenja që mund të tregojnë se vetura i përket një institucioni si KQZ-ja.
