Bulliqi mirëpret ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë: Është ndër arteriet më të ngarkuara në nivel vendi - NACIONALE

Bulliqi mirëpret ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë: Është ndër arteriet më të ngarkuara në nivel vendi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka mirëpritur hapjen e tenderi për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë, me vlerë prej 38 milionë euro.

Buulliqi ka thënë se kjo rrugë nuk i shërben vetëm qytetarëve llapjan, por është arterie kryesore e qarkullimit edhe për mërgatën tonë.

Na gëzon fakti që tashmë e kemi të shpallur tenderin publik për tërë segmentin rrugorë Prishtinë-Podujevë. Deri tash tej mase është neglizhuar ndërtimi i kësaj rruge. Faktikisht as 9 km deri në Lluzhan nuk janë të përmbyllura plotësisht. Mbetet edhe 16 kilometërshi tjetër ta plotësoj këtë segment të rëndësishëm”, ka theksuar Bulliqi për RTK.

Krehu i Podujevës, më shumë shpresë ka thënë se gjethçka do të shkojë shpejtë, në ndërtimin e rrugës, pasi që procesi i shpronësimit ka përfunduar.

Nuk kam informata se kur planifikohet të përmbyllet projekti. Ajo që është e rëndësishme është që i gjithë projekti i rrugës është shpallur në tender publik në 5 lote dhe po ashtu ka përfunduar edhe procesi i shpronësimit, prandaj nuk pres që të kemi ngecje. Të shohim cilat kompani do të jenë kontraktore, sepse nëse kompanitë nuk po jenë të qëlluara po hasim në vështirësi. Mirëpo, e mira është se asnjë kompanie nuk i lejohet të marrë më shumë se një lot përsipër. Besoj se kjo do të ndikojë që procesi i punës të ecë më shpejtë”, ka shtuar ai.

Bulliqi ka vlerësuar se kjo rrugë është ndër arteriet më të ngarkuara në nivel vendi.

Kam përshtypjen se kjo rrugë është ndër arteriet më të ngarkuara në nivel vendi dhe si pasojë e kësaj ngarkese për ditë po kemi aksidente. Kjo rrugë është bërë rrugë e vdekjes për qytetarët tanë, prandaj besoj se ministria e Infrastrukturës me tërë potencialin dhe përkushtimin e saj do ta procesojë këtë projekt”, ka nënvizuar Bulliqi.

Lajme të ngjashme