Bulliqi me fjalë të mëdha: Tash veriu është komplet nën kontrollin e Kosovës, jemi me Kurtin - NACIONALE

Bulliqi me fjalë të mëdha: Tash veriu është komplet nën kontrollin e Kosovës, jemi me Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë në “Frontal” të T7, ku ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës.

Në fakt, Bulliqi ka theksuar se në këtë pjesë të Kosovës tash ka më shumë “shtrirje të sovranitetit” se çdo herë tjetër.

Në këtë intervistë, Bulliqi ka theksuar se veriu tani është një territor që “kontrollohet komplet nga shteti i Kosovës”, transmeton Express.

Tutje, z. Bulliqi ka folur edhe për takimin me kryeministrin Albin Kurti, i cili qëndroi në Podujevë, ku u vu gurthemeli i një çerdheje.

“Nuk patëm rastin të diskutojmë për situatën në veri, por gjithsesi jemi pranë kryeministrit Kurti”, tha Bulliqi.

“Po ju pyes a kemi ndonjë vit tjetër që kemi pasur shtrirje të sovranitetit në veri më shumë sesa sot?” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme