Bujar Osmani do të propozojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur - NACIONALE

Bujar Osmani do të propozojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë se në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të propozojë largimin nga iniciativa rajonale e “Ballkanit të Hapur”.

Osmani tha se që nga sulmi paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanët nga paramilitarët serbë të udhëhequr nga Milan Radojiçiq, nuk ka pasur më mbledhje në kuadër të Ballkanit të aHapur.

Ne nuk morëm pjesë në Ballkan të Hapur pas Banjskës, sepse ky ishte qëndrimi im atëherë, sepse ishte menjëherë pas ngjarjes. Unë thashë që nëse vërtetohet se Beogradi është i përfshirë, atëherë realisht e bën të pamundur, sepse ideja e ​ Ballkani i Hapur ishte ndryshe”.

Ideja ishte që të krijohej një mundësi për Serbinë dhe Kosovën që dalëngadalë të fillonin të krijonin kushte për njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si një nga iniciativat përveç bashkëpunimit ekonomik, etj. Theksoi perspektivën e vet, disa mobilitete të qytetarëve, ca pajtim. Mirëpo, kjo me Banjskën i ka prishur ato marrëdhënie, prandaj nuk kam marrë pjesë në ato takime dhe nuk do të marr pjesë në to”, ka thënë Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme