Brutaliteti i mendësisë autokratike: Deputetja Doarsa Kica numëron disa shembuj të shkeljeve brutale të Kushtetutës - NACIONALE

Brutaliteti i mendësisë autokratike: Deputetja Doarsa Kica numëron disa shembuj të shkeljeve brutale të Kushtetutës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka bërë një status në profilin e saj në Facebook në të cilin ka numërruar disa prej shkeljeve më skandaloze të Kushtetutës.

Znj. Kica Xhelil ka përmendur shtatë nene që shkelen si shembuj për të treguar gjendjen alarmante në 15 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës që po shënohet sot.

Ajo përmend shkeljet prej Nenit 4 (që flet për ndarjen e pushteteve) e deri te Neni 42 (që flet për lirinë e mediave), duke thënë madje se ka edhe shumë dispozita tjera që shkelen në vazhdimësi.

“Problemi më i madh, sado skandaloz, nuk kufizohet në shkeljen e dispozitave kushtetuese. Pjesa akoma më skandaloze ka të bëjë me faktin që e bëjnë me një lloj krenarie. Vrazhdësia e brutalitetit të mendësisë autokratike ka të bëjë me normalizimin e idesë së shkeljeve kushtetuese.” – thotë në fund të statusit të saj znj. Kica.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme