Brnabiq i reagon ambasadorit gjerman: As “babadimri” s’mund të kalojë mbi barrikada
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka thënë se në barrikadat në veri nuk mund të kalojë “as babadimri”.
Ajo përmes rrjetit social "Tëitter", kërkoi llogari nga ambasadori gjerman në vendin tonë, duke thënë se të tilla deklarata janë kërcënim për njerëzit.
Së pari, ajo shfaqi skepticizmin e saj ironik,nëse barrikadat duhet të largohen para Krishtlindjeve apo Pashkëve, si kundërpërgjigje ndaj diplomatit që ftoi ata që i vendosën barrikadat t'i heqin sa më shpejt, biles edhe para Krishtlindjeve.
“Barrikadat do ta pengojnë babadimrin të vijë në Kosovë”, shtoi ajo.
Rreth kësaj çështjeje foli edhe Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit, deklaroi se që nga momenti i dërgimit të kërkesës për kthimin e trupave serbë në Kosovë, filluan përgjigjet e politikanëve, sipas kreut serb, nga ata gjermanë.
“Në ditët e fundit, që nga kërkesa për kthimin e ushtrisë sonë në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe marrëdhëniet e partneritetit që kemi me NATO-n dhe pa dëshirën për konflikt, në vend që të marrim një përgjigje nga KFOR-i, filluam të marrim deklarata politikanë, kryesisht nga Gjermania. Nga Baerbock (ministrja e jashtme gjermane), përmes ambasadorit të plotfuqishëm në Prishtinë, i cili ndërhyn në çdo gjë, e deri te ambasadori gjerman në Beograd”, tha Vuçiq për TV Pink.
