Brnabiq fajëson mediat në BiH "për rrezikimin e sigurisë së djalit të Vuçiqit"
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka fajësuar sot mediat boshnjake për rrezikimin e sigurisë së djalit të Aleksandër Vuçiqit.
Djali i presidentit serb, Danilo Vuçiq, mori pjesë në përkujtimin e Ditës të RS në Sarajevën Lindore.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se djali i tij Danilo udhëtoi privatisht në BiH sepse e do dhe e respekton Republikën Srpska. Vuçiq akuzoi mediat, të cilat vunë në pikëpyetje vizitën e djalit të tij, për një gjueti kundër anëtarëve të familjes së tij.
Lidhur me këtë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka postuar mëngjesin e sotëm në Twitter, shkruan Avaz.
"Media në BiH kërcënoi sigurinë e Danilos"
“Danilo Vuçiq për fat të keq është një person i mbrojtur, i cili duhet të jetë si djali i presidentit, ai duhet të mbrohet falë mediave manjate, të cilat shumë herë i kanë nxjerrë një shënjestër në ballë dhe e kanë lidhur me një klan apo tjetrin.
Mediat nga BiH, pa mbrojtur të dhënat personale dhe të ndjeshme, publikojnë se kush e shoqëron Danilon, me çfarë janë të armatosur, numrin e pasaportës, numrin e celularit, markën dhe regjistrimin e automjetit dhe kur do të kalojnë cilën pikë kufitare.
E gjithë kjo derisa Danilo Vuçiq është ende në BiH! Sipas informacioneve që kanë publikuar pa asnjë përgjegjësi (dhe nga kush kanë marrë?), Danilo po kthehet sot dhe tashmë të gjithë e dinë se ku, me cilat automjete, me cilët persona. Epo, kushdo që dëshiron - vazhdo. Si është madje e mundur diçka e tillë?” shkroi Brnabic në Twitter dhe etiketoi Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në BiH në postim. /Nacionale/