Britania thotë se Rusia e ka nën kontroll shumicën e lindjes së Bakhmutit - NACIONALE

Britania thotë se Rusia e ka nën kontroll shumicën e lindjes së Bakhmutit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse e kanë marrë kontrollin e shumicës së pjesës lindore të qytetit Bakhmut, ku luftime të ashpra janë zhvilluar me muaj.

Sipas kësaj ministrie, lumi që kalon nëpër këtë qytezë tani e paraqet vijën e frontit të konfliktit, raporton televizioni CNN.

Forcat ukrainase janë ende duke e mbajtur pjesën perëndimore të Bakhmutit. Përmes shkatërrimit të urave kyçe dhe marrjes së pozicioneve të zjarrit në ndërtesa të fortifikuara, ushtria ukrainase ua ka bërë të vështirë forcave të armikut që të lëvizin përpara – madje duke shndërruar një rrip të terrenit në “zonë të vrasjes”, thuhet në deklaratën e ministrisë britanike.

Megjithatë, inteligjenca britanike vlerëson se linjat ukrainase të furnizimit ende mbeten të brishta ndaj sulmeve.

Mykhailo Podolyak, ndihmës kyç i presidentit ukrainas, Vladimir Putin, tha se duket që Rusia është duke i ndryshuar taktikat në Bakhmut.

“Rusia është grumbulluar në Bakhmut me një pjesë të madhe të personelit të trajnuar ushtarak, me të mbeturit e ushtrisë së saj profesionale si dhe me kompani private”- tha ai për gazetën “La Stampa”.

Trupat e grupit rus të mercenarëve, “Bakhmut”, janë përfshirë gjerësisht në luftimet për këtë qytet.

Podolyak-u tha se Ukraina është duke luftuar në Bakhmut për t’i eliminuar dhe fundosur trupat ruse. Qyteti tashmë është braktisur nga një pjesë e madhe e civilëve dhe është dëmtuar shumë nga luftimet.

Lajme të ngjashme