Britania: Me shumë gjasë, ushtarët ukrainas janë tërhequr nga Soledari
Javën e kaluar, Rusia pretendoi se e ka marrë kontrollin e qytezës Soledar në Donbas, por zyrtarët ukrainas thanë se lufta ishte ende duke u zhvilluar. Megjithatë, inteligjenca britanike vlerëson se forcat ukrainase, me shumë gjasë, janë tërhequr nga vendbanimi ku janë zhvilluar luftime të ashpra.
Sipas përditësimit të ri të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për situatën në Ukrainë, ka shumë gjasë që Ukraina i ka tërhequr trupat nga Soledari deri në orët e fundit të së hënës.
Si rezultat, kjo i ka lënë “ushtrisë ruse dhe forcat prokurë të Grupit Wagner në kontroll”- thuhet në vlerësimin e ministrisë britanike.
(1/3) By the end of 16 January 2023, Ukrainian forces had highly likely withdrawn from the Donbas town of Soledar, leaving Russian military and Wagner Group proxy forces in control. Ukrainian forces have likely established new defensive lines to the west.
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) January 18, 2023
Inteligjenca britanike thotë se përparimi i Rusisë në Soledar është arritur kryesisht falë forcave të grupit Wagner dhe ka qenë pjesë e një operacioni me qëllim të rrethimit të qytezës tjetër më të madhe, Bakhmut.
Rëndësia strategjike e Soledarit vihet në pikëpyetje nga analistët ushtarakë, por nëse Rusia arrin sukses për ta vendosur kontrollin e plotë në këtë qytezë, kjo do të ishte një fitore simbolike për Kremlinin.
