Brenda ambientit të ambasadës – kështu do të duket vendi ku do të diskutohet për Asociacionin
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka publikuar pamje nga ambienti ku do të zhvillohen diskutimet për Asociacionin.
Shihen shumë karrige, ku pritet të ulen përfaqësues të qeverisë, opozitës e shoqërisë civile.
“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, ka shkruar ambasada.
Nga qeveria po marrin pjesë Luan Dalipi, Arbërie Nagavci e Arben Vitia. Janë gjithashtu edhe përfaqësues të opozitës.
