Bosnja nuk ka njohuri për armët që lidhen me Radojiçiqin: S’kemi informacione
Sot në Serbi është arrestuar Milan Radojiçiqi, udhëheqës i grupit të armatosur që kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në një komunikatë të Zyrës së Prokurorisë së Lartë në Beograd është pretenduar se grupi terrorist ka blerë armët në qytetin Tuzalla të Bosnjës dhe Hercegonivës.
Por në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, Sarajeva zyrtare ka theksuar se nuk ka asnjë njohuri për ndonjë armë në zonën e Tuzlllës.
“Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha për Radion Evropa e Lirë se "nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës", që lidhet me rastin e Millan Radoiçiqit. E kontaktuar nga REL-i, edhe Zyra e Prokurorit të Kantonit të Tuzllës tha se "nuk ka, as nuk mund të ketë ndonjë informacion" për armët në këtë qytet të Bosnjës.”” – shkruan REL.