Borrell: Propozimi i BE-së, e vetmja mënyrë për të thyer rrethin vicioz të krizave në terren - NACIONALE

Borrell: Propozimi i BE-së, e vetmja mënyrë për të thyer rrethin vicioz të krizave në terren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Borrell para gazetarëve i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përkushtohen për avancim në propozimin e BE-së për normalizim të raporteve.

I njoftova ministrat për misionin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Dialog, i cili ishte atje në emrin tim së bashku me të dërguarin amerikan, Escobar dhe me këshilltarët e politikës së jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë të gjithë ata udhëtuan për në Kosovë dhe Serbi për t’i vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e raporteve” – tha Borrell.

Sipas Borrell mënyra e vetme për të thyer ciklin vicioz të krizave në terren është avancimi në propozimin për normalizim të raporteve.

Theksojmë se avancimi në këtë propozim do të sjellë dobi të konsiderueshme për të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë për të thyer ciklin vicioz të krizave në terren dhe për të reduktuar rrezikun për eskalime të mëtejme. Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv për të siguruar avancimin në këtë propozim” – tha ai.

Lajme të ngjashme