Borrell pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Bratisllavës për situatën në veri të vendit.
Borell ka thënë se situata aktuale në veri është e rrezkishme dhe e paqëndrueshme.
Më tej, Borell ka thënë se duhet të përshkallëzohet urgjentisht situata dhe palët t’i kthehen dialogut për zbatimin e marrëveshjes.
“Takova kryeministrin @albinkurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të #Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t'iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.” – ka shkruar Borell në Tëitter.
Për këtë takim ka folur edhe kryeministri Kurti i cili ka thënë se në këtë takim ka ritheksuar sulmet e “milicisë serbe” ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve si dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes.
Ndërkohë edhe sot protestuesit serbë janë mbledhur para objekteve të komunave në veri të vendit për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Met Prime Minister @albinkurti in Bratislava to discuss the tensions in the north of #Kosovo.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 31, 2023
The current situation is dangerous and unsustainable.
We need urgent de-escalation and a solution through the Dialogue to return to our work on implementing the Agreement reached. pic.twitter.com/cOhKtEothA
