Kurti: ShBA mike e pazëvendësueshme e Kosovës, suspendimi nga “Defender” është i padrejtë - NACIONALE

Kurti: ShBA mike e pazëvendësueshme e Kosovës, suspendimi nga “Defender” është i padrejtë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Bratislava e ka quajtur të padrejtë sanksionin e Amerikës që Kosova të suspendohet nga ushtrimi Defender 2023.

Ai ka thënë se Amerika është mike e pazëvendësueshme e Kosovës, për sigurinë dhe mbrojtjen.

Intervista e Kurtit për Evropën e Lirë:

Takimi ishte i rëndësishëm. Ne duhet ta kemi zbatimin ( e marrëveshjes Kosovë- Serbi), në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim dhe nganjëherë largim nga rruga. Prandaj, për mua ishte shumë e rëndësishme të vij në Bratisllavë për këtë takim dhe t’i takoj të dy ata, z. Borell dhe z.Lajçak, sepse duhet të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia. Dhe, në anën tjetër, na duhet sa më herët që është e mundur, zbatimi i marrëveshjes.

Të mos harrojmë, ne kemi një marrëveshje, ne nuk kemi zgjidhje. Por, ne nuk kemi zgjidhje jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes.

U mundova t’i bind Borellin dhe Lajçakun për fokus 100 për qind në kuptim të kohës dhe energjisë për të sekuencuar urdhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është sanksioni i SHBA-së një goditje për Kosovën?

Albin Kurti: Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!

Përsëri, më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë.

Lajme të ngjashme