Takimi Kurti – Vuçiq, Borrell: Pres qasje konstruktive nga palët
Ka filluar para pak çastesh në kryeqendrën evropiane takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe të emisarit Mirosllav Llajçak.
Temë kryesore pritet të jetë diskutimi i pranimit eventual të propozimit evropian (franko-gjerman), të cilin palët e kanë pranuar në parim.
E shefi i diplomacisë evropiane ka poostuar disa fotografi nga takimi ku ka shkruar se shpreson në një qasje konstruktive nga palët.
Postimi:
I urova mirëseardhjen Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd - Prishtinë.
Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët.
I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high level meeting of the Belgrade - Pristina Dialogue.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023
On the agenda: the EU proposal on normalisation of relations. I hope for a constructive approach by the two parties. pic.twitter.com/yFKMvjgbVZ
Ndërkohë, duhet thënë që emisari special Lajçak javën e kaluar ka thënë se në këtë takim shpresonte që do të arrihej zyrtarizimi i pranimit të propozimit nga ana e të dy liderëve shtetërorë.
Ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga ana e ShBA-ve me anë të nënsekretarit amerikan Derek Chollet, që kishte pasur thirrje telefonike me Kurtin e më pas edhe me Vuçiqin.
Në anën tjetër, duhet thënë se Kurti dhe Vuçiq kishin marrë edhe nga një letër të përbashkët nga ana e kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Partitë opozitare në Kosovë ndërkohë po qëndrojnë edhe më tej shumë të heshtura në lidhje me zhvillimet e fundit në dialog.