Borrell në Twitter: Kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë - NACIONALE

Borrell në Twitter: Kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell ka reaguar përmes një postimi në Twitter për takimin e mbajtur në Bruksel.

Borrell ka përsëritur se Kurti dhe Vuçiq, janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për propozimin evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme për Propozimin e BE-së – “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. – ka shkruar Borrell.

Ai tutje ka thënë se nga takimi i sotëm kanë bërë disa përparime, por sipas tij ka edhe shumë punë.

Borrell ka folur edhe për takimin që pritet të mbahet në mars, duke thënë se qëllimi i takimit është finalizimi i diskutimeve për aneksin e zbatimit, që sipas tij do të drejtojë fazën e zbatimit të marrëveshjes.

“Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë. Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Gjatë muajit mars do të thërras një takim tjetër mes dy liderëve me qëllim finalizimin e diskutimeve për aneksin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të Marrëveshjes.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme