Borrell në takim me Kurtin: Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-eskalim të menjëhershëm
Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka filluar takimin me kryeministrin Kurti, ku do të diskutojnë për gjendjen në veri të Kosovës.
‘’ Takimi me Kryeministrin Albin Kurti ka filluar’’-njofton Borrell në rrjetin social ‘’Twitter’’.
Borrell ka thënë se gjendja në veri të Kosovës po vazhdon që të jetë shumë e tensionuar.
Ndët të tjera ai tha se sot ata synojnë të gjejnë zgjidhje për de-eskalim të menjëhershëm të situatës.
‘’ Situata në veri të Kosovës vazhdon që të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-eskalim të menjëhershëm’’- shkroi Borrell.
Postimi i plotë:
The situation in the north of #Kosovo continues to be very tense.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023
Today, we aim to find solutions for immediate de-escalation and way forward.
The meeting with Prime Minister @albinkurti has started. pic.twitter.com/Pdu6F0LBgT