Borrell me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës: Do t’i informoj partnerët për sjelljen - NACIONALE

Borrell me gjuhë të ashpër ndaj Kosovës: Do t’i informoj partnerët për sjelljen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryediplomati evropian, Joseph Borrell, në fund të konferencës së tij ku bëri të ditur se nuk ka marrëveshje për targat, ka pasur gjuhë të ashpër veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës që sot u përfaqësuar nga kryeminsitri Albin Kurti.

Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.

Në anën tjetër, Borrell deklaroi se propozimin që e dhanë BE-ja e pranoi presidenti serb, por jo edhe kryeministri i Kosovës. Ai tha se për çdo tension, palët do të mbahen përgjegjëse.

Lajme të ngjashme