Bordi i RTK-së mblidhet fshehurazi, Kusari tallet: Kur punojshi drejtë dërgojshi ftesa për monitorim të mbledhjeve - NACIONALE

Bordi i RTK-së mblidhet fshehurazi, Kusari tallet: Kur punojshi drejtë dërgojshi ftesa për monitorim të mbledhjeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kritikuar Bordin e RTK-së, i cili sot është mbledhur fshehtas duke mos i paralajmëruar mediat.

Ajo ka ironizuar me anëtarët e këtij bordi, duke thënë se kur punon mirë dhe drejt i dërgonin ftesa për mbledhje.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar dy statuse, ku e ka vlerësuar bordin në fjalë si të politizuar.

Vakt o vakt. Qeky bordi i RTK-së, kur punojke drejtë dhe mirë na dergojshin ftesë për monitorim disa ditë me herët. Tash, po i organizojnë takimet sikur me qenë takime për organizimin e naj aksioni policor. Edhe takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës organizohen në mënyrë ma transparente se takimet e bordit, sepse njoftohen mediat dhe publiku për mbajtjen e tyre. Por e kuptoj bordin, kanë arsye të "forta" për shkelje të të gjitha parimeve bazike të transparencës”, ka shkruar Kusari.

Në një status paraprak, ajo ka thënë se mbledhjet fshehurazi mbahen vetëm kur të ka diçka për të fshehur.

“Një institucion i ikë mbledhjeve publike vetëm kur ka diçka për të fshehur. Por bordi i RTK-së e ka gabim nëse ende mendon që mund të fshehë faktin që i janë nënshtruar tërësisht Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me menaxhmentin. Ne e dime krejt këtë, nuk është fakt që fshihet më. Bordi i RTK-së sot në 12 e paska fillu mbledhjen dhe njoftimin e ka lajmëru sot për sot.”, ka shkruar Kusari.

Ajo e ka kritikuar këtë mbledhje edhe pse nuk e ka futur në agjendë skandalin e shkrimit të Sllobodna Bosnja, i cili është transpemtuar në RTK, e ku janë linçuar Nacionale dhe Periskopi.

“Unë çdo dy orë ia bëj refresh faqes së RTK-së që nga ora data 19 korrik, kur edhe e kanë pasur njoftimin e fundit. Mbledhja paska filluar sot në 12, raporti për skandalin e ndikimit politik nuk qenka as në agjendë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka bërë me dije se është në pritje të njoftimit të bordit të RKT-së.

“Çfarë mjerimi për RTK në çfarë niveli ka ra. Nga bordi më transparent që kam monitoru ka kalu në një trup që fshihet nga shoqnia civile dhe mediat. E dhimbshme. Do të shkruaj më shumë rreth kësaj por ta presim njoftimin e bordit se kush është ai person që ka pranu me u bo ushtrues detyres nën këtë bord”, ka shkruar Kusari.

Lajme të ngjashme