“Bonu qesharak”: “Et Voila” e Gërvallës irriton komentuesit, i reagojnë ministres
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla në një postim më herët i reagoi Francës në gjuhën franceze, krejt kjo pas keqkuptimit të deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gërvalla, shkurt shkroi “Et Voila”, që nënkupton “Ja ku e keni” ose “a po e shihni”.
Ky reagim i ministres së Punëve të Jashtme, figuron ende në faqen zyrtare të saj në rrjetin social Twitter, megjithëse, u sqarua që deklarata e Macron u keqkuptua, dhe se ai nuk deklaroi që “Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 17, 2023
Ndërkohë, pikërisht qytetarët në rrjetin social Twitter, i kanë reaguar deklaratave të Gërvallës, duke e konsideruar si qesharak një postim të tillë.
“Bonu qesharak ne twitter, ne gjdo deklarate te mundshme po ju “rrehin”. Nuk bohet diplomaci ne twitter, uluni e bisedoni me ta — mire e keq.” – ka shkruar një qytetar.

Dikush tjetër ironizoi, duke u shprehur si vijon: “Nje femije i vogel e ka shkru!!!”
“Kështu s’behet diplomacia po nejse”, “Bravo e bone fet”, Ti mos fol”, “Donika perseri ne kurth”, “fshije kete status”, “Pershkak mos angazhimit tjuj edhe neglizhences si ministri tash jena ku jena.” – janë disa prej komenteve të tjera.



Ndërkohë, sot në media u raportua se Macron ka deklaruar që Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave.
Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin.” - deklaroi Macron sipas artikullit të REL.