Bojkoti i referendumit, Demokracia në Veprim: I kemi bërë thirrje KQZ-së që të anulojë procesin - NACIONALE

Bojkoti i referendumit, Demokracia në Veprim: I kemi bërë thirrje KQZ-së që të anulojë procesin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e qytetarëve në referendumin “pro apo kundër” shkarkimit të kryetarëve në veri është cilësuar "dështim" nga organizata Demokracia në Veprim. Përmes një reagimi, Ismet Kryeziu, përfaqësues i organizatës DnV, ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që procesi të anulohet.

“Në aspektin ligjor, në masë të madhe plotësohen kriteret ligjore për organizim, por gjithsesi si pjesëmarrje janë të dështuara. Ne edhe më herët i kemi bërë thirrje KQZ-së që të anulojë këtë proces. Duke marrë parasysh koston financiare, angazhimin e njerëzve dhe duke marrë parasysh indikatorët për bojkotimin e këtij procesi zgjedhor”, deklaroi Kryeziu.

Kryeziu ka kritikuar Prishtinën dhe Beogradin në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve në komunat veriore duke thënë se "qytetarët serbë janë viktimë e politikave".

“Jemi duke folur për 100 qytetarë deri në informacionet e fundit që i kemi, në të gjitha komunat e Kosovës. S’e besoj që do të arrijë ndonjë përqindje kjo dalje në këtë formë ose në këtë format se si po shkon procesi…Qytetarët serbë në këtë rast janë viktimë e politikave, por edhe viktimë e Listës Serbe, të politikës së Beogradit, por edhe e Qeverisë së Kosovës, e cila jo mjaftueshëm ka bërë për të adresuar këto çështje”, tha ai.

Lajme të ngjashme