Bojkoti i dytë madhor i serbëve: Krejt çka ndodhi deri tash në referendumin në veri - NACIONALE

Bojkoti i dytë madhor i serbëve: Krejt çka ndodhi deri tash në referendumin në veri

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Nga 46 mijë votues eligjibil në referendumin e parë ndonjëherë të organizuar në Republikën e Kosovës vetëm 203 prej tyre dolën në votimet “për ose kundër” shkarkimit të kryetarëve – legalë ndonëse jolegjitimë – shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe deri në orën 15:00 të pasdites.

Ky proces i inicuar nga Qeveria e Kosovës përmes një Udhëzimi Administrativ – ndonëse qysh në fillim dihej se suksesi i tij në shkarkimin e tyre përmes kësaj nismeje ishte “i paarritshëm – u konkludua këtë të diele me bojkotin e sërish thuajse absolut të banorëve lokalë në ato zona.

Çështja e shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri me legjitimitet skajshmërisht të mangët kësisoji konfirmohet se do të mbetet sërish njëra nga barrat e rënda në situatën politike e vendit; për çka edhe qysh në qershor të vitit të kaluar ndaj Kosovës rëndojnë sanksione evropiane.

Ato masa ndëshkuese ishin vendosur si pasojë e instalimit dhe mbajtjes me doemos të kryetarëve shqiptarë përkundër vullnetit të popullatës lokale, për çka edhe heqja e tyre gjithmonë është vendosur vis-a-vis eventualitetit të heqjes së tyre nga posti i kryetarëve.

Lista Serbe – por, edhe parti të tjera opozitare serbe në veri – kanë bërë thirrje te komuniteti serb për të bojkotuar këtë proces referendumi, anipse ishin të njëjtët që e inicuan atë përmes formës së Udhëzimit Administrativ me grumbullin e 20% të nënshkrimeve të votuesve eligjibil në ato zona.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke folur nga veriu i vendit tha se detyrë e shtetit ishte të mundësonte zhvillimit e referendumit në veri, por se (ç)votimi i kryetarëve shqiptarë në veri “u mbetet qytetarëve”.

Krasniqi madje iu drejtua ndërkombëtare me thirrjen për heqjen e sanksioneve, sipas tij “të padrejta”, ndaj Kosovës, me arsyetimin “sepse e bëmë referendumin”.

Ambasadori i Francës në Kosovës, Oliver Guerrot duke vizituar qendrat e vendvotimeve në katër komunat të banuara me shumicë serbe paralajmëroi se QUINT-i do të dalë me qëndrim të përbashkët rreth referendumit të parezultatë dhe të bojkotuar në veri.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, u shpreh se bojkotimi në përmasa thuajse absolute nga komuniteti serb në këtë referendum “është shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë ndonëse jo legjitimë.

Madje, sipas Hazirit, Qeveria dhe Republika e Kosovës “duhet të jenë shumë të shqetësuar” rreth këtij bojkoti,.

Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën. Ky është "shkarkim plebishitar" i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet. Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë. Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!”, ka thënë Lutfi Haziri.

Ka pasur prej tyre nga pushteti që – nuk dihet nëse e kanë pasur si tallje me mendjen e shëndosh – që “ky nuk është bojkot” ngaa serbët; e njëri nga ta është Arbër Vokrri, zëvendës ministër në MAPL.

“Nuk është bojkot ky”, tha ai para gazetarëve, duke i qëndruar supozimit të tij se ky “është veç mosinteresim për të shkarkuar kryetarët shqiptarë”.

Serbët duan që me kryetarëts shqiptarë duan ta përshpejtojnë procesin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Republikës së Kosovës”, tha Zëvendës Ministri,

Lajme të ngjashme