Bogujevci në Këshillin e Evropës: Vi nga një vend ku gratë e burrat përjetuan dhunë seksuale - NACIONALE

Bogujevci në Këshillin e Evropës: Vi nga një vend ku gratë e burrat përjetuan dhunë seksuale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Saranda Bogujevci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Evropës, ku u diskutua për dhunën seksuale si armë në luftë.

Deputetja nga Kosova foli për dhunën seksuale ndaj kosovarëve, duke theksuar se ajo vjen nga një vend që ka përjetuar këtë krim kundër njerëzimit jo shumë kohë më parë.

“Duke ardhur nga një vend ku gratë, por edhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë. Kurrë nuk e kam menduar se sot do të flisnim për një shtet tjetër në Evropë që po përjeton të njëjtin fat.” – tha ajo fillimisht.

“Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë luft. Ne e kemi përjetuar këtë në Ballkan në vitet 90-ta, duke përfshirë edhe vendin tim.” – shtoi zonja Bogujevci.

Lajme të ngjashme