Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend: Kush do të lëshojë pe, pozita apo opozita? - NACIONALE

Bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend: Kush do të lëshojë pe, pozita apo opozita?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend është bllokuar. Kjo pasi pozita dhe opozita nuk po mund të merren vesh për zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave. Deputetët e opozitës kanë bërë me dije se nuk do të votojnë asnjë marrëveshja pa zhbllokimin e këtyre mjeteve, kurse Qeveria ka thënë se fajet për bllokim të mjeteve i ka ligji.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, dje nuk është hedhur fare në votim në Kuvend. Kjo pasi pa votat e opozitës nuk mund të ratifikohej kjo marrëveshje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se pa zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave nuk do të voton asgjë në kuvend.

Deputetja e kësaj partie, Vlora Dumoshi ka thënë se për zhbllokimin e këtyre marrëveshjeve topi është të Ministria e Financave.

E falënderojmë shtetin e Francës për këtë bashkëfinancim të bursave për studentet e Kosovës dhe vota e jonë në kushte normale do të ishte “për”. Por si grup parlament e kemi marrë një vendim politik që është i njohur tani. Arsyeja është deri ministri i Financave t`i zhbllokojë mjetet e komunave, ne nuk do të votojmë “pro” për asnjë pikë të rendit të ditës. Nëse ministri del dhe zotohet se do t`i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave të Kosovës ne do të votojmë për”, ka thënë Dumoshi.

Më pas, Ministri i Financave, Hekuran Murati, është munduar të sqarohet duke thënë se Qeveria nuk po i bllokon këto të hyra.

Sipas tij, problemi është të amandamenti i LDK-së që e ka bërë për alokimin e këtyre mjeteve.

Ai ka thënë se LDK-ja amendamentin e saj për Ligjin për Buxhetin ka përmendur zhbllokimin e mjeteve të komunave vetëm për vitin 2022.

As që bëhet fjalë për bllokim të fondeve të komunave. Çka është problemi, është një amendament i Grupit parlamentar të LDK-së, sepse amendamenti që keni bërë ju ka qenë gabim. Nëse kërkohet nga ju që unë ta korrigjoj si ministër atë gabim që e keni bërë ju, unë e bëj, por duhet të vije kërkesa nga ju”, ka deklaruar Murati.

LDK-ja nuk bëjë kërkesë të re

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pretendimet e ministrit nuk janë të vërtetat. Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk do të bëj më asnjë kërkesë.

Grupi parlament i LDK-së ka bërë amendament i cili e heq nga ligji(për buxhetin) marrjen e të hyrave vetanake të komunave dhe dërgimin e tyre në fondin sovran. Ky ministri këtu e ka sjellë këtë problem dhe duke u sjellë me këtë gjuhë të padinjiteshme kujton se mundet në çdo seancë me folë se amedamenti është gabim. Fol sa të duash ti zotëri, ke dashtë me ua marrë komunave të hyrat, nuk do të mundesh zotëri. Pikë. Ne këtë e kemi ndaluar. Çështjet e tjera se si të funksion ty ligji, ai është obligim i yti. Ti je i detyruar ta rregullosh”, është shprehur Gashi.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka kërkuar LDK-së që ta bëj një kërkesë të re për ndryshimin e ligjit në fjalë.

Ajo është zotuar se VV-ja do ta përkrah atë kërkesë në mënyrë që pastaj mjetet të zhbllokohen.

Ne e patëm mbështetë amendamentin e LDK-së në buxhet dhe njëjtë do ta bëjmë nëse sjell një amendament tjetër që të hiqet kufizimi ligjor qe e ka thesari i financave aktualisht. Barrikadimi në pozicione që e bllokojnë seancën dhe i shtyjnë marrëveshjet ndërkombëtare nuk i bën nder askujt. Prandaj i bëj thirrje publike LDK-së në emër të LVV që ta bëjë një amandament të cilin ne do ta votojmë në mënyrë që të zhblloket puna dhe të mund të procedohet me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Kundër kërkese se VV-s ka dal edhe AAK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kjo qasje po e pengon konsensusit politik në vend.

A jeni duke e parë që kjo qasje është kah e dëmton në esencë konsensusin politik për marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje të tjera. Sepse ne si grup parlamentar kemi votuar edhe ligje”, ka thënë Tahiri.

Kurse, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka hedhur poshtë çdo mundësi që kjo parti të bënë ndonjë kërkesë të re për ndryshimin e Ligjit për Buxhetin.

Sipas tij, nëse ministria mendon se ligji nuk është në rregull, atëherë ministria duhet ta bëj ndryshimin e ligjit.

Për neve gjithçka është qartë. Ligji është në rregull, thjeshtë nuk po do me e zbatu”, ka thënë Gashi.

Në fund të debati, asnjë nga palët nuk ka tregu gatishmëri për të lëshuar pe në mënyrë që të ratifikohet kjo marrëveshje.

Qeveria mban pezull 37.5 milionë euro të komunave

Edhe disa komuna të Kosovës kanë shprehur në mënyrë publike shqetësimet e tyre për bllokimin e mjeteve vetanake nga Ministria e Financave. Shifra e mjeteve të bllokuara nuk është e vogël. Asociacioni i Komunave të Kosovës ka treguar se janë bllokuar 37.5 milionë euro.

Nga pezullimi i këtyre mjeteve më se shumti është prekur Komuna e Prishtinës. Sipas kësaj komune, Qeveria po i mban të bllokuara rreth 29 milion euro që janë taksa të qytetarëve të Prishtinës.

Kryetarët e komunave kanë bërë me dije se ky veprim i Qeverisë është i kundërligjshëm.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk reflekton qeveria në këtë drejtim, çështjen do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Lajme të ngjashme