Bllokada me Rashiqin, Krasniqi: Kurti nuk po do me dalë mu matë për qeveri, nuk votojmë sepse antikushtetuese - NACIONALE

Bllokada me Rashiqin, Krasniqi: Kurti nuk po do me dalë mu matë për qeveri, nuk votojmë sepse antikushtetuese

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Pratisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se gjendja është kundërkushtetuese me votim e Nenad Rashiqit si Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, dhe se Albin Kurti po do të shtyrje edhe të mëtejme sepse “nuk po do me dalë mu matë” për Qeveri të Kosovës, përkatësisht me nisje të rrjedhjes së afateve.

“Ne nuk po votojmë jo pse Rashiqi ka qenë ministër, por se kjo formë qysh po e vendosin në votim nuk është kushtetuese. Albin Kurti po mundohet me ble kohë. Ma shumë po mundohet Vetëvendosje për Nenad Rashiqin, sesa për Albulena Haxhiun dhe Dimal Bashën” – tha Krasniqi.

“Nëse zgjedhet Rashiqi e më pas dërgohet në Kushtetuese mundet me u zgjat edhe ma shumë e mos me lanë me rrjedh afatet ligjore për formimin e Qeverisë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme