Blinken e falënderon Vuçiqin për qasjen e hapur ndaj planit franko-gjerman, Chollet e takon Daçiqin - NACIONALE

Blinken e falënderon Vuçiqin për qasjen e hapur ndaj planit franko-gjerman, Chollet e takon Daçiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet kanë pasur biseda e takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me minsitrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Bliniken ka biseduar në telefon me Vuçiqin, ndërsa Chollet e ka pritur në takim Daçiqin.

Temë diskutimi në dy këto zhvillme ka qenë dialogu me Kosovën dhe se në të dy rastet pala serbe është falënderuar për qasjen e tyre.

Chollet ka bërë të ditur se Daçiq i ka shprehur gatishmërinë e Serbisë për dialogun me Kosovën.

Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me Ministri e Jashtëm serb Dacic. Rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon.” - ka shkruar Chollet në Twitter.

Në anë tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Blinken ka thënë se e ka falënderuar Vuçiqin për anagzhimin konstruktiv me ekipin e SHBA-ve dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit franko-gjerman.

Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.” - ka shkruar Blinken në Twitter.

Sa i përket planit franko-gjerman edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se propozimi është një bazë e mirë për marrëveshje.

Pavarësisht kësaj, në Kosova amerikanë po kërkojnë që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe që duket se është bërë pikë kyçe për të vazhduar me hapat tjerë drejt marrëveshjes.

E për Asocacionin Kurti ka shprehur në vazhdimësi se nuk e përkrah një Asociacion njëetnik, e SHBA insiston që Asociacioni duhet të bëhet.

Kështu ka deklaruar ditë më parë ambasadori amerikan. Jef Hovenier.

Ai ka thënë se SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës që të ndajë vizionin e saj për Asociacionin, një Asociacion që Kosova mendon se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet demokratik, e multi-etnik.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të japë vizionin e saj për Asociacionin, që ajo beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet multi-etnike, sovrane dhe demokratike dhe që ofron të drejtat për minoritetin në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar ambasadori Hovenier.

Në anë tjetër, pala kosovare po as të zyrtarët e lartë amerikanë nuk ka njoftuar nëse kanë pasur biseda mes tyre.

Ajo çka dihet është se shpesheherë amerikanë kanë falënderuar Vuçiqin për qasjen konstruktive ndaj dialogut me Kosovën.

Ndëkohë, duhet të thekesohet se deri më tani asnjë vartës i pushtetit nuk ka bërë të ditur nëse do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.

Përndryshe, për këtë ceremoni janë ftuar liderët opozitarë e deputetët nga partitë opozitare.

Lajme të ngjashme