Bislimi: Ylli i papranueshëm pengoi pjesëmarrjen në konferencën e donatorëve për Turqinë dhe Sirinë
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar në Twitter lidhur me moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për të prekurit nga tërmetet e fuqishme në Turqi dhe Siri.
Bislimi ka theksuar se Kosova ka treguar bujari me ndihmën e ofruar për të prekurit nga tërmetet, por ylli i papranueshëm ka penguar Kosovën dhe ministrin e Financave Hekuran Murati që të marrin pjesë në konferencën e donatorëve për ndihmë të mëtejshme.
Bislimi ka vlerësuar këtë si diçka të padrejtë dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Ai ka theksuar se Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta, dhe ndihma dhe mbështetja e tyre nuk duhet të pamundësohen nga organizatorët.
Reagimi i plotë:
"Republika e Kosovës është treguar bujare në ndihmën e saj për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar. Por ylli i papranueshëm e pengoi Kosovën dhe ministrin e Financave Hekuran Murati nga pjesëmarrja në konferencën e sotme të donatorëve për ndihmë të mëtejshme. Është e padrejtë si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori." - ka shkruar Bislmi në Twitter.
1/2 The Republic of Kosova has been generous in its aid for those affected by last month's devastating earthquakes. But the unacceptable asterisk prevented Kosova & Minister of Finance @HekuranMurati from participating in today's donor conference for further aid.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 20, 2023