Bislimi takon ambasadorin e Finlandës: Ka prova të mjaftueshme se sulmi në Banjskë u orkestrua e organizua nga Beogradi - NACIONALE

Bislimi takon ambasadorin e Finlandës: Ka prova të mjaftueshme se sulmi në Banjskë u orkestrua e organizua nga Beogradi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ku është diskutuar për sulmin më 24 shtator në Banjskë.

Bslimi në këtë takim ka thënë se tashmë ekzistojnë prova dhe fakte të mjaftueshme që sulmi është orkestruar e organizuar nga Beogradi.

Më tej, u diskutuan dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Ambasadorin mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit ku u vra në krye të detyrës Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Tashmë ekzistojnë prova e fakte të mjaftueshme që ky sulm është orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar.” – ka thënë ai sipas njoftimit të Zyrës së Kryeminsitrit.

Nga prezenca e organizimi i sulmit terrorist nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre. Pamjet e publikuara ditën e djeshme dhe armatimi i konfiskuar tregojnë për planifikimin e skenarin e përgatitur nga Serbia. Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai ndër të tjera.

Komunikatën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme