Gjermania "thirrje urgjente" Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi - NACIONALE

Gjermania "thirrje urgjente" Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia me urgjencë duhet të ulë numrin e trupave ushtarake” përgjatë kufirit me Kosovën, ka thënë kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock pas takimit të 27 shefave të diplomacisë së unionit evropian që po zhvillohet në Kiev. Ministrja gjermane e jashtme tha se bashkërisht me amerikanët ditë më parë kanë “qartësuar” me thirrjet e tyre ndaj Beogradit për uljen e tensioneve me Kosovën.

Largimi i trupave ushtarake serbe nga kufiri “është thirrja urgjente” që Gjermani dhe ShBA i ka bërë Serbisë, njoftoi Annalena Baerbock në një prononcim për media nga Kievi.

E rëndësishme është që ditëve të fundit ne bashkë me amerikanët ua kemi bërë të qartë që të mos ketë tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ulë pranin e trupave ushtarake të saj përgjatë kufirit me Kosovën dhe kjo është thirrja urgjente e jona që vjen nga takimi i përbashkët (i 27 ministrave të jashtëm) në Kiev”, është shprehur kryediplomatja gjermane.

Lajme të ngjashme