Bislimi takohet me Lajçakun: Bëhen përgatitje për takimin e 14 shtatorit në mes Kurtit dhe Vuçiqit
Për herë të parë, pas tensioneve në veri të Kosovës në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 14 shtator do të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli. Ndonëse agjenda e takimit të tyre nuk dihet ende, ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, janë takuar sot në Bruskel. Cila ishte tema?
Lajçak ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për përgatitjet e takimit të radhës mes Kurtit e Vuçiqit që pritet javën e ardhshme.
“Faleminderit Besnik Bislimit për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar në Platformën X.
Thanks to DPM @BislimiBesnik for meeting in Brussels today. We had a long and substantive discussion in preparation of next week’s High-level Dialogue Meeting. Our main focus was on how to advance normalisation of relations. pic.twitter.com/yfdUbvLWPP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 6, 2023
Edhe zëvëndeskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi ka njoftuar për takimin me z.Lajçakun.
Me anë të një postimi në platformën X, Bislimi ka thënë se Kosova mbetet konstruktive dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog
”Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi në X.
Talks on the dialogue process today ahead of next week high level meeting. 🇽🇰 remains constructive & insists on ensuring full equality of parties in the dialogue. The Basic Agrmt should be implemented in its entirety & without delay. Fair & balanced sequencing plan is crucial. pic.twitter.com/9qsXZGxCAd
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 6, 2023
"Situata e paqëndrueshme"
Kosova mbetet "shumë e paqëndrueshme" pavarësisht se situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj.” - deklaroi sot komandanti i forcave të NATO-s në Ballkanit gjatë një konference të mërkurën, raporton Reuters.
Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, Ristuccia shprehu shqetësimet rreth tensionit të vazhdueshëm midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve në rajon, të nxitura nga mosmarrëveshjet e pazgjidhura politike.
“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha Ristuccia gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel.
Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, komandanti i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të politike.
‘Diagnoza’ e gjendjes në veri sipas tij është “mosbesimi midis palëve”.
"Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi - mosbesimi midis palëve," ka deklaruar ai.
Në këtë kontekst, komandanti i NATO-s ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake por vetëm politike.
"Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike." – ka thënë ai.
