Bislimi s’lëviz nga vendi: Zv.kryeministri injoron himnin e Kosovës një ditë pas festës së Pavarësisë
Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, tregon zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke mos u ngritur në këmbë në momentin kur u intonua himni i Kosovës dhe ai i Gjermanisë.
Një qytetar me emrin Petrit Sadriu, ka publikuar pamje duke lënë të kuptohet se z.Bislimi, nuk respektoi himnin e Kosovës.
“Ja nderimi që i bëhët himneve kombëtare të Gjermanisë dhe të Kosovës nga zv. Kryeministri i Republikës tonë, Besnik Bislmi.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, ndeshja ndërmjet veteranëve të kombëtares së Kosovës dhe kombëtares së Gjermanisë u shënua në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 15-vjetor të Pavarësisë.