Bislimi pretendimet në qiell: Investimet e huaja i kemi më të lartat në rajon
Ndonëse shumica janë blerje të banesave – patundshmëri – nga diaspora shqiptare, Besnik Bislimi, Zëvendës Kryeministër i Kosovës ka pretenduar se vendi ka “Investimet Direkte të Huaja më të lartat në rajon”.
Këto pretendime ai i bëri në një takim me një përfaqësuses të Ekipit Ekonomik Gjerman, Ricardo Giucci.
“Bashkë me ekspertët e tij, trajtuam progresin ekonomik të vendit, nga rritja ekonomike e tre viteve të fundit dhe projeksionet premtuese edhe për vitet e ardhshme, deri te indikatorët e tjerë ekonomikë që kanë njohur rritje si asnjëherë më parë si investimet e huaja direkte të cilat janë tashmë edhe më të lartat në rajon, rritja e të hyrave, rritja e investimeve publike, krijimi i vendeve të reja të punës dhe ulja e inflacionit ndër të tjera”, shkroi Bislimi.