Bislimi për liberalizimin e vizave: Asnjë shtet nuk ka pasur hezitime, lidhja me ETIAS përbën kusht të ri - NACIONALE

Bislimi për liberalizimin e vizave: Asnjë shtet nuk ka pasur hezitime, lidhja me ETIAS përbën kusht të ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për e liberalizimin e vizave për Kosovën ku u raportua se Franca ka vënë kusht të ri dhe në diskutimin e sotëm për këtë çështje në Këshillin e Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri tha se nuk ka pasur asnjë shtet hezitime për liberalizimin e vizave.

“Nuk ka pasur asnjë shtet që ka pasur hezitime për liberalizimin e vizave, vetëm se kemi tri lloje të qëndrimeve, kemi vende që pa asnjë rezervë e kanë përkrah liberalizimin, kemi disa shtete që për shkak të dinamikve politike nuk kanë mundur me dhanë qëndrimin zyrtar për shkak se disa sosh janë në mandate teknike, Italia dhe Suedia dhe Danimarka që sapo i ka paralajmëruar zgjedhjet”, tha Bislimi në ATV.

Bislimi tha se janë disa vende që nuk e kundërshtojnë liberalizimin por dëshirojnë ta lidhin me sistemin për siguri në Evropë, ETIAS.

“Janë disa vende pak që nuk e kundërshtojnë liberalizimin po dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera që për neve janë kritere të reja, edhe pse ata pretendojnë që ato janë teknikalitete po për ne janë kushte të reja. Kushti kryesor është që liberalizimi të hyjë në fuqi në momentin kur BE-ja të fillon ta funksianalizojë sitemin ETIAS që përdoret për identifikimin e personave që udhëtojnë në BE nga ato vende që e kanë marrë regjimin e lirë të vizave, por duke qenë se nuk dihet data kur kjo mund të fillon, edhe BE është kundër saj”, tha Bislimi.

I dyti i qevrisë tha se ETIAS përbënëkusht dhe kriter të ri dhe një gjë e tillë nuk është e pranueshme

Lidhja me ETIAS përbënë një kusht të ri, ne mendojmë që kjo është e papranueshme, edhe kërkesa që të harmonizohet sistemi i vizave është një lloj kriteri, prandaj çdo ndryshim, çdo kërkesë shtesë që shkon përtej 95 kritereve të cilat Kosova i ka plotësu përbënë kriter të rid he ky menoj që është qëndrim i shumë vendve të BE-së, mbase edhe i vetë përfaqësuesit të Komisionit Evropian”, tha Bislimi.

Lajme të ngjashme