“Bislimi e Gjuriqi folën aq familjarisht, sa u habitën të gjithë”: Gazeta zvicerane raporton për takime të fshehta në Solothurn
Zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Jashtëm në Serbi, Marko Gjuriq, po del se janë takuar, edhe larg syve të publikut.
Kështu të paktën raporton gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”. Madje, pjesëmarrësit habiteshin sa familjar ishte Bislimi me Gjuriqin.
“Një politikan i lartë kosovar dhe një politikan i lartë serb ecën së bashku nëpër qytetin e vjetër të Solothurnit drejt hotelit të tyre pas darkës… Në planin publik, në të dyja anët dominojnë qëndrimet e ashpra. Por në qytetin e vogël zviceran, përfaqësuesit e të dyja palëve flisnin me njëri-tjetrin aq familjarisht, saqë kjo befasoi edhe ata që e njohin mirë konfliktin”, shkruan gazeta “Neu Zurcher Zeitung”.
Gazeta shkruan se këto takime nuk u konfirmuan asnjëherë, e as nuk u njoftua për to. Madje, Blick kishte raportuar për një takim në nëntort të vitit 2025.
“Sipas disa burimeve, midis tyre ishin Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për negociatat me Beogradin, dhe Ministri i Jashtëm serb dhe ish-ambasadori në SHBA, Marko Djuric. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) konfirmoi me kërkesë se organizon Bisedimet e Solothurnit dy deri në tre herë në vit”, thuhet në këtë raportim.
Përditësim: Gazeta zvicerane ka përditësuar tekstin duke shtuar se "Bislimi e Gjuriq nuk janë takuar direkt"