"E mjerë": Qysh e komentojnë analistët deklaratën e Bislimit për lirimin e tre policëve? - NACIONALE

"E mjerë": Qysh e komentojnë analistët deklaratën e Bislimit për lirimin e tre policëve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e zëvendëskryeministri të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, në të cilën flet për lirimin e tre policivë të Kosovës, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Analistët e politikës po e kritikojnë Bislimin që nuk është “gëzuar” për lirimin e tre policëve.

Analistët e zhvillimeve politike kanë reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, që e bëri pas lirimit të tre policëve kosovarë nga Gjykata serbe.

Analisti Ilir Mirena, ka komentuar deklaratën e tij, duke thënë se Bislimi por edhe pushteti, nuk janë gëzuar që janë liruar tre policët e Kosovës, të cilët ishin kidnapuar nga policia serbe në brezin kufitar në veri.

Nese e lexoni statusin e Bisnik Bislimit per tre policet e liruar, e shihni ashtu siç e shkruajta me heret, se k’tij pushteti s’ju ka ba qejfi qe jane liruar policet e ngrate… K’ta jane shkaktare qe djem te rinje kane humbur jeten neper protesta e burgje, dhe ate ne kohe demokracie, e po mendoni qe merziten nese tre policet tane ishin kalbur burgjeve te Serbise?” – ka shkruar fillimisht Mirena në Facebook.

Sipas Mirenës, për pushtetin, viktimat janë një hap për t’u ngjitur edhe më shumë në pushtet dhe se jeta e njerëzve nuk ka rëndësi për ta.

Viktimat per k’ta jane veç nje hallke me shume me u ngjit dhe me mbet ne pushtet dhe me ua shperla trunin militanteve te tyre. Jeta njerezore per ta s’ka pik rendesie. Natyrisht, perpos jetes personale dhe familjeve te tyre…” – ka shkruar Mirena.

Edhe opinionisti, Halil Matoshi, ka thënë se Bislimi lirimin e tre policëve në vend se ta cilësonte si lajm të mirë, ai e cilësoi si “masakaradë”.

Matoshi ndër të tjera në një shkrim në Facebook ka thënë se Bislimi turpërisht ka gabuar kur ka thënë se është “lirim i rrejshëm”.

Por lexone titullin e shkrimit të njeriut të dytë më të fuqishëm në shtet: Bislimi lirimin e tre burrave që i kanë sherby Kosovës në vend që ta cilësojë si lajm të mirë, ai e cilëson maskaradë!?MASKARADË! Dhe e dyta, gabimi logjik por i turpshëm i Bislimit âsht kur ai shkruen: LIRIMI I RREJSHËM!? E vetmja e mirë në këtë skenar ogurzi âsht fakti së tre policët kosovarë janë të lirë në familjet e tyne! Pjesa tjetër âsht e frikshme.E mjerë.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ndërsa, analistin Imer Mushkolaj beson që deklarata e Bislimi është bërë me pëlqimin e kryeministrit, Albin Kurti.

Ai në Debat Plus ka thënë se deklarimet e Bislimit janë të rëndësishme pasi ai është përgjegjës për dialogun me Serbinë.

Nuk besoj që këto deklarat bëhen pa pëlqimin e Kurtit sepse për shkak se po flasim për dy njerëzit me të fushqishëm pas kryeminsitrit. Çka thotë Besnik Beslimi është jashtëzakonisht e rëndësishme për dialogun sespe është përgjegjës por kjo bëhet me lejen ose me dijenin e Kurti.” – ka thënë Mushkolaj.

Çka tha Bislimi?

Zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi pak orë pas lirimit të tre policëve kosovarë, reagoi me një shkrim të gjatë të cilin e titulloi “Nga njё maskaradё nё tjetrёn”.

Në këtë shkrim, Bislimi tregoi qysh kidnapimi i tre policëve ishte strategji e Vuçiqit dhe për Bislimi ishte "absurde" qysh Serbia i liroi tre policët.

“Cili shtet me minimum demokracie dhe sundim tё ligjit do tё lironte nё mbrojtje nё liri, edhe me largimin e garantuar nё njё vend tjetёr, tre persona tё uniformuar tё njё shteti tjetёr tё cilёt kanё hyrё ilegalisht dhe tё “armatosur rёndё” nё brendёsi tё territorit tё tij?” - pyet Bislimi.

Më tej, ai i akuzoi edhe gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk i sheh si vende demokratike.

“...rrezikimin e demokracisë së vetme në Ballkanin Perëndimor duke e portretizuar Kurtin si palë jobashkëpunuese dhe të painteresuar për normalizim.” – ka shkruar Bislimi.

Nuk është hera e parë që Bislimi merr vëmendjen për deklaratat e tij.

Lajme të ngjashme