Mbishkrime në mure dhe tabela me emrin e grupit rus "Wagner" në Mitrovicë dhe Zveçan - NACIONALE

Mbishkrime në mure dhe tabela me emrin e grupit rus "Wagner" në Mitrovicë dhe Zveçan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë Veriore dhe në Zveçan, persona të panjohur kanë shkruar në mure dhe në tabelat e komunikacionit mbishkrime me ngjyrë të kuqe emrin e grupit rus Wagner. Çfarë kishin deklaruar Kurti e Osmani për këtë grup?

Mbishkrime të tilla janë parë në mure të objekteve në Mitrovicën Veriore ndërsa në Zveçan ato janë hasur në tabelat e komunikacionit.

Deri më tani nuk ka të arrestuar dhe policia po heton rastin.

Këto mbishkrime janë cilësuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnik”.

NXITJE E URREJTJES DHE PËRQARJES NDËRETNIKE - Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe "WAGNER". Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar.

Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime "WAGNER". Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndryshe para një muaj gjatë barrikadave, veriu ishtë mbushur edhe me “Z” simbol tjetër ky që përdorur dhe karakterion agresionin rus në Ukrainë.

Simboli “Z” është vendosur në mure, tanke, bluza e shume vende të tjera, si shënjë për të treguar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Grupi Wagner

Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në paraqitjet e fundit se grupi rus “Ëagner ishte prezent në veri në tensionet e fundit.

Ata erdhën në kufijë të Kosovës. Dhe është për ne e vështirë të dimë se ku janë bërë disa nga fotot, sepse ata janë në fshatra (zona rurale). Prandaj është e vështirë të dimë se ku janë filmuar këto grupe të armatosura. Sidoqoftë, shumë njerëz që janë në struktura ilegale dhe në barrikada deri së voni, kanë shumë foto të përbashkëta me “Ujqërit e Natës” dhe anëtarë të grupit “Wagner.”” – kishte thënë Kurti në një intervistë për Al Jazeeran.

Gjithashtu për prezencën e tyre kishte folur edhe presidentja Vjosa Osmani duke thënë se presidenti Vuçiqi është duke bashkëpunuar me këtë grup për ta destabilizuar Kosovën.

Veprimet e tij të fundit, politikat e tij nëpërmjet së cilave nuk bashkëpunon vetëm me Kremlinin zyrtar, por edhe me njësi paramilitare terroriste siç është Wagneri dhe i shfrytëzon ato për të despabiluzuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Pastaj, pas këtyre 3 shteteve ka synime edhe më shumë.” - kishte thënë Osmani.

Në anën tjetër, Departamenti amerikan i Thesarit do të caktojë organizatën mercenare ruse Wagner Group si një "organizatë kriminale transnacionale" dhe do të vendosë sanksione shtesë javën e ardhshme kundër grupit dhe rrjetit të tij mbështetës në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme