Biserko: Zgjedhjet në Serbi nuk janë lajm i mirë, Vuçiqi shpreson në ndarjen e Kosovës
Sonja Biserko, drejtoresha e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka dhënë një intervistë të gjatë për RTV 21, ku ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet në Serbi e dialogun mes Kosovës e Serbisë, por edhe për mundësinë e një përshkallëzimi të ri në veri. Çka na tha Biserko?
Që në krye të intervistës, Biserko deklaroi se rezultati i zgjedhjeve në Serbi, ku fitoi ish-partia e Aleksandar Vuçiqit, nuk është një lajm i mirë.
“Për fat të keq, këto zgjedhje nuk janë lajm i mirë për Serbinë dhe as për rajonin, sepse duket se Aleksandar Vuçiq është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Jo partia e tij, por ai vetë ishte në fokus të fushatës zgjedhore dhe dominoi në të gjitha mediat, në të gjitha mënyrat e tjera të mundshme në fushatën që zhvillua.” – deklaroi ajo.
Tutje, ajo theksoi se Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, e di që Kosova është e pavarur, por e vetmja shpresë e tij është ndarja e mundshme.
“Ai do ta përdorë Kosovën për sa kohë të mundet, duke rritur emocionet në mesin e serbëve të Kosovës. Meqë serbët e Kosovës votojnë në disa qytete në Serbinë e Jugut, autobusët i kanë bartur ata në qendrat e ndryshme të votimit. Kështu që ai do ta përdorë këtë për aq kohë sa i lejohet. Por eventualisht ai mund të ndalojë, sepse ai e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është e mundur të riintegrohet në Serbi. E vetmja shpresë që ka është ndarja e mundshme. Ky është opsioni që ka qenë në tavolinë gjatë gjithë kohës, kur flasim për preferencat e Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën.” – tha ajo.
Në intervistën e saj, Biserko ka ngritu një hipotezë interesante. Sipas saj, Rusia ka qenë sigurisht prapa sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Unë mendoj se kjo gjithashtu po e sfidon NATO-n sidomos nga ana e Rusisë. Sepse Rusia ka qenë sigurisht prapa Banjskës ose po inkurajonin ose po luftonin atje, ose çfarëdo. Nuk kemi një raport të qartë për këtë. Por është mjaft e qartë kush ishte faktori, si të themi kryesor në gjithë këtë çështje.” – deklaroi Biserko.
Aktivistja e njohur u pyet edhe për mundësinë e një përshkallëzim dhe nëse “ka kaq shumë potencial luftarak në Serbi për të shkaktuar një luftë të re”.
“Kështu që kjo mund të jetë një arsye që Rusia ta shtyjë atë në anën evropiane Serbia sigurisht ka një potencial për ta rritur tensione në radhë të pare, porr në anën tjetër, mendoj se Perëndimi është i përgatitur të parandalojë çdo lloj përshkallëzimi sepse është mjaft e qartë Ballkani është shndërruar në një prioriteti të sigurie për Perëndimin dhe nuk do të heqin dorë lehtë nga Ballkani Perëndimor. Pra, ky është me sa duket konteksti në të cilën ne mund të presim këtë rezultat dhe unë shpresoj se kjo qasje racionale do të jetë fillimi.” – vazhdoi ajo.
E pyetur nëse është optimiste për ndonjë marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit, Biserko vlerësoi se është ende optimiste.
“Në këtë proces të dialogut, ishte gjithmonë Kosova, e cila funksionoi, jo Serbia, pavarësisht gjithë konfliktit që ka krijuar disa muaj më parë në Banjskë. Gjithmonë ekziston kjo qasje e ashpër ndaj një aktori më të dobët do të thosha posaçërisht në dialogun e Kosovës me Serbinë. Kjo mund të ndryshojë. Më duhet të them me gjithë këto tendenca negative dhe trendet unë jam ende optimiste sepse ndryshe e gjithë puna që bëjmë të gjithë do të ishte disi e kotë. Kështu që unë ende shpresoj se do të ketë një zgjidhje pozitive për Kosovën dhe gjithë rajonin.” – vlerësoi ajo.