Biserko: Vuçiq po destabilizon fqinjët përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë - NACIONALE

Biserko: Vuçiq po destabilizon fqinjët përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po destabilizon Serbinë dhe fqinjët përfshirë Kosovën përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë.

Kështu ka deklaruar kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

“Madje, mund të konstatohet se bashkësia ndërkombëtare po i kushton më shumë vëmendje vendeve fqinje që Serbia po i destabilizon me politikën e saj, para së gjithash përmes aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë me mbështetje të madhe financiare”, tha Biserko për Danas.

Megjithatë, sipas saj duke pasur parasysh raportin e Pentagonit që parashikon mundësinë e konfliktit etnik në Ballkan, duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave të tij luftarake, siç është ajo kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Para nxënësve të shkollave fillore nga Kosova, ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar që e përkrah atë”, deklaroi Biserko më tutje.

Ky reagim i Biserkos vjen gjithashtu pas vendimit për Manastirin, dhe zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në të kaluarën kishte pasur akuza se Manastiret e Kishat po shfrytëzohen për të bartuar armatim.

Lajme të ngjashme