Biseda me Radojçiqin, Mehmetaj: Kusari-Lila dhe padronët e saj aktualisht përbëjnë rrezik nacional - NACIONALE

Biseda me Radojçiqin, Mehmetaj: Kusari-Lila dhe padronët e saj aktualisht përbëjnë rrezik nacional

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“E vërteta qenka krejt ndryshe”, ka thënë gazetari Lirim Mehmetaj pas publikimit të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Edhe pse Kusari-Lila mohoi shumë gjëra në Debat Plus në lidhje me bisedën me Radoiçiqin, biseda e sotme e publikuar sërish nga Nacionale hedh poshtë pretendimet e shefes të Grupit Parlamentar të partisë në pushtet.

Në këtë kontekst, Mehmetaj ka thënë se “tashmë e kemi të konfirmuar se shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet ka biseduar me kriminelin më të kërkuar të Kosovës në vitin 2022, atëherë kur ai ka qenë edhe në listë të zezë të SHBA-ve.”

Sipas Mehmetajt, është më se e qartë bërë se biseda është zhvilluar “nën direktiva të dikujt më të lartë se Kusari-Lila dhe ajo do të duhej të tregonte në Prokurori se kush i tha të flas me Radojiçiç-in dhe për çfarë arsye.”

Ai ka bërë thirrje që të ketë intervenim sa më të shpejtë të Prokurorisë.

“Prokuroria duhet të intervenojë shpejt, shumë shpejt. Kusari-Lila dhe padronët e saj aktualisht përbëjnë rrezik nacional.” – tha ai ndër të tjera.

Më shumë kontekst: Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.

Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.

“Mimoza këtu nuk po duket e nxane në pritë, duket që e ka pritë këtë bisedë”, thotë Buzhala, teksa komenton videon.

Lajme të ngjashme