Bilçik: Një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të arrihet brenda javësh ose muajsh
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian Robert Bilçik, ka thënë se Prishtina e Beogradi, mund të arrijnë një marrëveshje brenda disa javësh apo muajsh.
Këtë, Bilçik e ka quajtur pritje realiste, anipse tash për tash po shohim se këto dy vende sipas tij janë shumë larg njëra-tjetrës.
“Dhe ne të gjithë e dimë se cilat janë problemet. Një marrëveshje mund të arrihet brenda disa javësh ose muajsh, kjo është realiste. Ajo që nevojitet është mirëkuptimi i ndërsjellë dhe përkushtimi për zgjidhjen e problemeve. Tani shohim se Beogradi dhe Prishtina janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne kemi parë njëfarë progresi vitin e kaluar kur ishte fjala për kartat e identitetit, por pamë gjithashtu një sërë dallimesh – retorikë të polarizuar, dhunë për një prag Krishtlindjesh ortodokse që mund të kishte çuar potencialisht në një tragjedi serioze. Ka çështje nga e kaluara që Të dyja palët duhet të zgjidhen. Ne presim që Prishtina të gjejë një zgjidhje për premtimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo është pjesë e premtimit dhe askush nuk do të heqë dorë nga kjo”, tha ai për Euroneës Serbia, përcjell Kosovo Online.
Sipas tij, nuk ka zgjidhje të lehta, dhe Beogradi duhet t’a pranoj se duhet një kompromis.
Ai ka theksuar faktin se nëse Beogradi dëshiron të jetë pjesë e BE-së, duhet të marrë vendime të rëndësishme
“Ka gjithashtu shumë probleme dhe pjesë të enigmës që Beogradi duhet t’i plotësojë dhe nuk ka zgjidhje të lehta. Në fund, duhet të jetë një marrëveshje, një kompromis, por edhe diçka që mund ta ndihmojë Serbinë të shkojë shumë më me vendosmëri në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, jam i shqetësuar për retorikën dhe polarizimin e rëndë për atë temë në Prishtinë, por sinqerisht edhe në Serbi. Kur i ndjek mediat serbe, e vërej sa fjalë ofenduese ka. Më lejoni të përsëris edhe një herë – treni i zgjerimit është duke lëvizur. Ne duam që Serbia të jetë në fillim të atij treni, në këtë moment nuk është atje. Megjithatë, ka potencial që të jetë, por politikanët në Beograd duhet të marrin disa vendime të rëndësishme. “ – ka thënë raportuesi për Serbinë.