Bilanci i Kurtit në ShBA ‘çelës’ i një qyteze, Osmani gufon rrjetet sociale në karshillëk, Gërvalla sulmon Edi Ramën - NACIONALE

Bilanci i Kurtit në ShBA ‘çelës’ i një qyteze, Osmani gufon rrjetet sociale në karshillëk, Gërvalla sulmon Edi Ramën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Duarthatë nga ShBA nuk do të kthehet, por me një çelës qyteti të Waterbury-it me të cilin u nderua gjatë një tubimi – argumentativisht zgjedhor – me shqiptarë. Waterbury përnga sipërfaqja është sa Hani e Elezit e për nga banorët sa Ferizaji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish s’u prit nga askush në adresat zyrtare e qeveritare të ShBA-së, ku të vetmin takim që e zhvilloi me zyrtarë amerikanë, ishte Jim O’Brien; takim ky brenda ambasadës kosovare në Uashington dhe për temë dialogu me Serbinë.

Gjashtë ditë në ShBA me disa takime margjinale dhe të plogështa për nga karakteri dhe përmbajtja: Kurti i përmbyll sot me një ligjëratë në Universitetin e Yale-it.

Zëvendësja e tij, Donika Gërvalla që po e shoqëronte Kurtin në ShBA – në tubim me shqiptarë, i.e votues – u kthye në zhanrin e saj: sulmoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fjalimin e tij mbështetës për Kosovën në OKB, duke e nxjerrë argumentin përfundimtar: “Nuk foli se çfarë kërcënimi përbën Serbia”.

Nuk ka shfrytëzuar asnjë sekond për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare si kryeministër i vetëm shqiptar që ka marrë fjalën se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën edhe për rajonin”, tha Donika Gërvalla.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ç’duket pati më shumë publicitet për të dhënë gjatë vizitës së saj në ShBA: ndonëse pa diçka konkrete thjesht “bashkëbisedim, bashkëbisedim, bashkëbidesim (ad-infinitum)” duke i numëruar veç-e-veç të gjithë në emra, në një postim të vetëm. Dëshpërim nga ana r saj apo karshillën Kurtit e Gërvallës...mund të debatohet.

Kritika ka pasur edhe për “zaptim të vendit” të Kurtit nga Osmani në lidhje me pjesëmarrjen në Javën e Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës, për çka ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, tha se praktika është që një vit vendi të përfaqësohet nga presidentja e një vit tjetër nga kryeministri,

Është hera e tretë që Presidentja Vjosa Osmani e merr bythec Prindonin për t’u fotografuar me Presidentin amerikan, Joe Biden, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Ata kanë përmbysur një praktikë në politikën e Jashtme të Kosovës, e cila është bazuar në shumicën e rasteve në rotacion!”, shkroi Behrami.

Nëse Amerika nuk pranon që Kurti të takojë Biden, atëherë presidentja duhet të dalë të informojë qytetarët dhe jo të privatizojë marrëdhëniet me Amerikën!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Osmani në publicitetin e takimeve ka gufuar me tekst e fotografi porsikur një aventurë: madje për ta stërmbushur aty ka përfshirë thuajse gjithçka e gjithkë që ka mundur ta zatesë deri te takimet edhe më mësues/e të gjuhës shqipe në ShBA.

🇧🇯 Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Shegun Adjadi Bakari... 🇹🇿 Takim me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë - Mahmoud Thabit Komb (Etc. Etc. Etc)”.

Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme, mori pjesë në një tryezë ku po diskutohej gjendja e jashtëzakonshme në Venezuelë, dhe shprehu brengat për ndikimi i saj mund të shtrihet edhe në Ballkan...

Lajme të ngjashme