'Bijnë copë' ministrat duke punuar, nuk i dëgjojnë këshillat e këshilltarëve për të pushuar - NACIONALE

'Bijnë copë' ministrat duke punuar, nuk i dëgjojnë këshillat e këshilltarëve për të pushuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pse e shtunë, duket se përkundër këshillave për pushim nga këshilltarët e tij, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nuk e ka ndalur punën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar disa fotografi nga Sharri, ndërsa ishte në vizitë te disa bujq e blegtorë.

E ndërsa, Peci ka shkruar për Programin për Zhvillim Rural të 2023, duket se këshilltarët e tij janë bërë shumë merak për faktin se ministri nuk po pushon as të shtunave.

Duke e shpërndarë postimin e Pecit, një nga këshilltaret e tij, Flutur Mustafa ka shkruar se, e vetmja këshillë për të cilën ministri nuk i dëgjon është që të mos punojë të shtunave.

Lajme të ngjashme