Bie argumenti i VV-së se bordi i RTK-së është apolitik, postimi i nënkryetares së Bordit shpërndahet nga deputetja e VV-së
Argumenti i partisë në pushtet se Bordi i RTK-së është jo politik duket se ka rënë dje.
Kjo pasi statusi i nënkryetares së bordit, Albulena Mehmeti, e cila sulmon kolegët e saj që kanë dhënë dorëheqje prej këtij institucioni, është shpërndarë nga njerëzit e VV-së.
Madje, statusi në fjalë është shpërndarë edhe nga deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme.

Postimi i nënkryetares së bordit të RTK-së është shpërndahet edhe në grupin "Mërgata me Kryeministrin".
Në statusin e saj, Mehmeti ka kritikuar ashpër Besnik Boletinin dhe Arta Berishën, të cilët të shtunën kanë dhënë dorëheqje prej bordit.
“Gjatë ditës së djeshme dhanë dorëheqje dy anëtarë të bordit të RTK-së. Ish-kryesuesi i Bordit të RTK-së Besnik Boletini paraqiti publikisht disa pretendime lidhur me qëndrimet për publikimin e një lajmi në televizionin publik, por faktikisht nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ja kërkon Ligji i RTK-së, që anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre (3) muaj përpara. Pra, Boletini njoftoj publikun me shkrim por jo edhe anëtarët e Bordit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.