Bie nga lartësia e një ndërtese, vdes 35 vjeçarja në Mitrovicë - NACIONALE

Bie nga lartësia e një ndërtese, vdes 35 vjeçarja në Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, në orët e pasdites në Mitrovicë si pasojë e rënjes nga një lartësi e një ndërtese, ka ndërruar jetë një grua 35 vjeçare në Mitrovicë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Nexhip Dragaj”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Nacionale se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën " Nexhip Dragaj" në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit”, - thotë Zahiti.

Lajme të ngjashme