A është sinjal pro-Asociacionit? Deputeti i VV-së me postim të çuditshëm
Një postim tejet i çuditshëm ka ardhur prej deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ardian Gola.
Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook", ka shkruar se faktet dhe argumentet marrin pesë varësisht nga fuqia politike.
"Edhe faktet dhe argumentet marrin peshë varësisht prej fuqisë politike. Kjo e fundit rëndom e mbipeshon fuqinë e arsyes", shkroi ai.
Nuk dihet arsyeja ose tema konkrete, megjithatë duke parë edhe komentet në postimin gjegjës lë të nënkuptohet se ai ka shkruar për Asociacionin, duke aluduar mbase se është një çështje e mbyllur. Gola, mori vetëm 18 pëlqime pas një ore, ani pse zakonisht pranon me qindra sosh.
Kujtojmë, kreu i partisë, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për Asociacionin, por ka vënë kushte, ndërsa kryeparlamentari Konjufca është zbutur, duke shtuar se na duhet një model i ri.
Ndërkaq, zëvendës-kryeministri Bislimi, në një konferencë për media, sot i iki pyetjes, duke akuzuar gazetarët se më shumë po interesohen për Asociacionin se për festimin e përvjetorit të Pavarësisë.

