Biden dhe Zelensky planifikojnë të takohen nesër në Uashington - NACIONALE

Biden dhe Zelensky planifikojnë të takohen nesër në Uashington

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Referuar dy burimeve të njohura më çështjen, CNN shkruan se presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë duke planifikuar një takim në Shtëpinë e Bardhë për të mërkurën.

Realizimi i këtij takimi të papritur do të vijë në një kohë kur administrata Biden ka finalizuar planet për t’i dërguar Ukrainës një paketë të re ndihme për mbrojtjen, në të cilën do të përfshihen edhe sistemet raketore Patriot.

Kjo vizitë do të shënonte udhëtimin e parë të Zelenskyt jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të këtij viti.

Të kontaktuar mbi vizitën e mundshme të Zelenskyt apo njoftime të reja për ndihmë, deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë.

Lajme të ngjashme