Betohet Erden Atiq, nga sot kryetar i Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Betohet Erden Atiq, nga sot kryetar i Mitrovicës së Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Erden Atiq, kandidat i VV-së, është betuar në seancën solemne dhe nga sot ai është kryetar i Mitrovicës së Veriut. E gjitha ka ndodhur në një seancë të shkurtër solemne që u filloi pak pas orës 11:00. Betimi i tij që ishte shumë i shkurtër, u përcoll me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa betimi u bë në gjuhën serbe.

“Unë Erden Atiq betohem se do të kryej detyrat e mija dhe do ti ushtroj kompetenca e mija si kryetar i komunës veriore, me nder, besnikëri, në mënyrë të pa anshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushtet për një jetë të qetë”- deklaroi ai në momenti të betimit, transmeton Kallxo.com.

Por ai foli edhe pak fjalë në gjuhën shqipe gjatë seancës. Që në adresimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Atiq ka njoftuar emërimin e parë.

“Unë në cilësinë e kryetarit të komunës, e emëroj zonjën Kataraina Haxhaqiq, nënkryetare të komunës” – ishte njoftimi i tij i shkurtër, por që u duatrokit nga asamblistët e pranishëm dhe mysafirët e tjerë.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndërsa aktualisht z. Atiq po e mban fjalimin e tij të parë pas votimit në Asamblenë komunale të Mitrovicës së Veriut.

"Kërkojmë faljet për kushtet. Jam i kënaqur shumë sot në cilësin e Kryetarit. Spao e përfunduam solencën e betimit të kryetarit. Dua 2 mesazhe t’ju jap. Ne megjithë ekipin, un si kryetar, shprehi se ed otë punoj për të gjith ëqytetarët e mitrovcisës s ëveriut, poa dallim dhe pa diskriminiim. Angazhimin më të madh për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I thërras te gjithë qytetarët që të vinë të na takojnë, të na vizitrojnë, dhe të bashkëpunojmë, sa më mirë për të gjithë. Jam ne nënkryetaren Haxharqiq, një ekip shumë shpresëdhënëse. Me ne është edhe ministri Elbert Krasniqi." - deklaroi ai para gazetarëve.

Por z. Atiq nuk është përgjigjur në lidhje me pyetjen se kur do të hapet ura e Ibrit.

"Ne si ekzekutiv qëllimin e kemi për me ua lehtesu jetern qyteetareve, djhe çfarëdo pengese ne angazhimin e kemi me i rregullu problemet…Jena për të gjithë qytetarët. Ky është rezultat, unë si kryetar jam si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Do të kishim dashur të kishte përqindje më të madhe." - deklaroi tutje Atiq.

Çka ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut?

Që nga mëngjesi, situata në këtë komunë të banuar kryesisht me serbë ka qenë e qetë dhe për këtë është kujdesur Policia e Kosovës, ndësa KFOR-i po e monitoronte ngjarjen. Në lidhje me situatën në veri, foli edhe major Shkëlzen Xhafa, shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut, duke deklaruar se brenda e rreth objektit ka edhe zyrtarë civilë.

“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtar policor të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inagurim…Kem zyrtarë civilë brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme